Tech

“Zyrtarizohet” telefoni i ri i Samsungut 

Pak orë më parë telefoni i ri i Samsungut, Galaxy Xcover 4 është parë në listën zyrtare të Komisionit Federal të Komunikimit (FCC), që tradicionalisht është tregues i një njoftimi të afërt.

Ai është pasardhës i telefonit Xcover 3, shkruan GSMArena.

Xcover 4 ka tre butonë fizikë përpara, ndërsa qëllimi kryesor i tij është që t’u mbijetojë kushteve të vështira dhe të jetë i përdorshëm në çdo skenar, pavarësisht nëse është në baltë, ujë, apo ndonjë veshje mbrojtëse.

Ky telefon mund të mbijetojë për një orë i zhytur në ujë në një thellësi prej 1.5 metrave, ndërsa ka edhe mbrojtje ndaj pluhurit. Kurse ka mbrojtje të garantuar edhe ndaj lagëshisë dhe ujit të kripur.

Sa i përket specifikave të tjera ai është 4.99 inç, 720p, panel LCD, kurse ka procesorin Exynos 7570 SoC. RAM-i i tij është 2GB dhe hapësira e brendshme është 16GB.

Kamera kryesore e tij është 13MP, kurse ajo e përparme është 5MP. Bateria e tij është 2,800 mAh. Ai vjen me peshë 172 gramë.

Në tregun evropian, Samsung Galaxy Xcover 4 pritet të ketë një çmim prej 259 euro, dhe pritet të lansohet në prill.

Image