Tech

Facebooku rekrutoi studiues për produkte për fëmijë deri në 6 vjeç

Descriptive Text

Facebook bëri një postim të brendshëm në prill për punë të shumta të ngarkuara me prodhimin e produkteve të reja për fëmijët deri në moshën gjashtë vjeç, me qëllim që të tërheqë më shumë përdorues në platformat e tij.

Postimi i brendshëm thotë se Facebook historikisht nuk kishte produkte të dizajnuara për konsumatorët nën 13 vjeç, përveç Messenger Kids, sipas një dokumenti të marrë nga Forbes.

Në këtë postim nënvizohej se “platforma nuk ishte ndërtuar duke pasur në mëndje fëmijët, mirëpo tani do të bëheshin ndryshime në këtë drejtim”.

Postimi përshkruan hapjet për tri role, duke përfshirë "strategët mbi përvojat" e fëmijëve 6-9 vjeç, adoleshentët e moshave 10-12 vjeç, adoleshentët e hershëm 13-15 vjeç, dhe adoleshentët e vonë 16+, që përfshin produkte të reja.

Një zëdhënës i Meta, që është emri i ri për kompaninë ka thënë për Forbes se grupmoshat janë nga një kuadër rregullator i vendosur nga zyra e Komisionerit të Informacionit të Mbretërisë së Bashkuar dhe "nuk përfaqësojnë planet e produkteve të Facebook-ut" - por nuk ishte menjëherë e qartë pse kishte përdorur udhëzimet e Mbretërisë së Bashkuar.

Zëdhënësi shtoi se kompania aktualisht është e fokusuar kryesisht në veçoritë e reja që po ndërtohen për adoleshentët 13-17 vjeç dhe prindërit".