Tech

Telefonat e Samsungut tani mund të lidhen me kompjuterët me Windows 10

Kompania Samsung ka përditësuar aplikacionin e saj Flow, për të ofruar mbështetje për opsionin Windows Hello në sistemin operativ Windows 10.

Pajisjet si Galaxy S6, S7 dhe S8 mund të hapin kompjuterët me Windows 10 përmes ndihmës së skanerit për shenjat e gishtërinjve.

Samsung për herë të parë ka prezantuar këtë mundësi për Galaxy TabPro S, vitin e kaluar, ndërsa përditësimi i ri do të përfshijë madje edhe kompjuterët personal.

Përveç hapjes me ndihmën e skanerëve për shenjat e gishtërinjve, Samsung mundëson sinkronizimin e njoftimeve në telefonin e mençur dhe në kompjuter, gjë e cila më herët ishte e mundshme vetëm për kompjuterët Samsung.

Versioni i ri i aplikacionit Flow tashmë është i pranishëm.