Tech

LG lanson tabletin e ri

Kompania e njohur e teknologjisë, LG, ka lansuar pasaardhësin e tabletit të vitit të kaluar G Pad III 8.0 FHD.

I quajtur G Pad IV 8.0 FHD, tableti vjen me ekran 8.0-inç IPS me rezolucion prej 1920 x 1200 pikselë, procesor 1.4 GHz Snapdragon 435 me tetë bërthama, 2 GB RAM memorie dhe 32 GB memorie të brendshme me mundësi zgjerimi deri në 2 TB përmes kartelës microSD.

Gjithashtu, ky tablet i ri vjen edhe me kamerën kryesore dhe atë të përparme prej 5 megapikselë, transmeton Koha.net. Me dimensionet prej 216.2 x 127.0 x 6.9 mm dhe peshë 290 gramë, G Pad IV 8.0 FHD punon me sistemin operativ Android 7.0 Nougat.

Kompania thotë se tableti i ri është një pajisje shumë e lehtë, i lehtë që të mbahet nga të rinjtë dhe femrat.

LG G Pad IV 8.0 FHD kushton rreth 305 dollarë dhe është në dispozicion për shitje në Koren Jugore përmes LG U Plu me ngjyrë të kafenjtë të mbyllur.