Tech

iPhone 13: Apple pranon telashin, thotë se do ta përmirësojë së shpejti

Gjiganti teknologjik, Apple, ka pranuar se është në dijeni të një telashi i cili po ndal funksionimin e përbashkët të telefonit të ri me orën e kompanisë. Apple ka thënë se po punon në përmirësimin e gabimit.

iPhonet e rinj u lansuan të premten. Menjëherë përdoruesit gjetën një problem të vogël me pajisjen: Ajo nuk mund të shfrytëzonte veçorinë që ua lehtëson përdoruesve funksionimin edhe pse mbajnë maska.

Veçoria, e prezantuar në prill, ua mundëson përdoruesve që të hapin telefonat nëpërmjet orës Apple. Nëse telefoni vëren se fytyra e përdoruesit është e mbuluar me maskë për shkak të pandemisë, një zile bëhet në “Apple Watch”, dhe nëse kjo pajisje është afër dhe e hapur, telefoni do të hapet vetë po ashtu.

Megjithatë, kur përdoruesit morën në duar iPhone 13, gjetën se veçoria s’funksionon siç duhet. Në vend të kësaj, u dilte sinjali se “telefoni nuk është në gjendje të komunikojë me orën”, apo diçka tjetër e ngjashme. Veçoritë tjera që lidheshin në mes të iPhonet dhe Apple Watchit funksiononin normalisht.

Si përgjigje, Apple ka thënë se e ka kuptuar telashin dhe se po punon ta përmirësojë sa më shpejt që mundet.

Tani për tani, kompania këshillon përdoruesit ta fikin veçorinë. Ajo mund të bëhet përmes klikimit në “Settings-Face ID & Passcode”.