Tech

Sharp lanson telefonin e ri me jetëgjatësinë e baterisë deri 4 ditë

Kompania e njohur e ekraneve të ndryshme dhe smartfonëve të ndryshme, Sharp, ka lansuar telefonin e ri të quajtur Sharp X1.

Ky telefon është shumë i përshtatshëm për ata të cilët kanë nevojë për jetëgjatësinë më të madhe të baterisë, sepse bateria e Sharp X1 jetëgjatësinë e ka deri në katër ditë, transmeton Koha.net.

Sharp X1 vjen me ekran 5.3-inç IGZO me rezolucion prej 1080, procesor Snapdragon 435, 3 GB RAM memorie dhe 32 GB memorie të brendshme, si dhe me baterinë prej 3,900 mAh.

Gjithashtu, X1 vjen edhe me kamerën kryesore prej 16.4 megapikselë dhe atë të përparme prej 8 megapikselë.