Tech

Sot Apple lanson iPhonein e ri

Një bateri që zgjat më shumë. Sistem të ri kamerash. Një terrabajt hapësirë të brendshme. Këto janë disa nga spekulimet për të cilat Apple pritet të mbajë konferencë sot, ku pritet të lansohet gjenerata e re e iPhoneit.

Në një konferencë online nga Kalifornia, kompania pritet të shpalosë katër telefona të rinj: iPhone 13 mini, iPhone 13, iPhone 13 Pro dhe iPhone 13 Pro Max. Kompania mund të lansojë edhe kufje të reja, orë të re e diçka që mund të lidhet me “realitetin e shtuar”.

iPhone 13 s’pritet të sjellë ndryshime dramatike në dizajn. Në fakt do të ngjajë me të kaluarin, por me disa përjashtime. Do të ketë përmirësim të kamerës, baterisë e procesorit.

Konferenca e prezantimit të telefonit të ri do të nisë në orën 19:00 sipas kohës sonë lokale.