Tech

Twitteri ofron heqjen e përdoruesve pa i bllokuar ata

Twitteri ka filluar të testojë një nga risitë e para që është pjesë e një grupi të ri përditësimesh, që synojnë privatësinë.

Siç lexojmë nga cicërima që konfirmon funksionin, bëhet fjalë për mundësinë e kryerjes së një “bllokimi të lehtë” të ndjekësve, që mund të zbatohet nga kushdo.

Në praktikë, ju mund t’i heshtni përkohësisht përdoruesit, pa i hequr plotësisht ata nga lista juaj.

Karakteristika po testohet dhe pritet pritet të arrijë së shpejti në aplikacionin iOS dhe Android.

Sipas postimit të dërguar nga llogaria zyrtare e mikroblogut, ndjekësit mund të hiqen nga lista e faqes në profil: thjesht klikoni në menynë me tri pika pranë emrit të një ndjekësi, pastaj në “Hiq ndjekësin” dhe cicërimat reciproke nuk do të shfaqen më në tabelat e tyre përkatëse.

Ky është një operacion “i butë”, sepse është i ndryshëm nga bllokimi total i dikujt, që gjithashtu parandalon dërgimin e mesazheve të drejtpërdrejta.

Kjo është vetëm lëvizja e fundit për t’u dhënë abonentëve më shumë kontroll mbi aktivitetet e tyre në internet. \ata