Tech

Facebooku synon kthimin e thirrjeve në aplikacionin bazë

Rrjeti social, Facebook, është duke testuar shtimin e thirrjeve me zë dhe kamerë në aplikacionin bërthamë. Veçoritë aktualisht janë të ndara në aplikacionin e Messengerit, që u hoq nga aplikacioni kryesor më 2014.

Kompania ende s’ka bërë të ditur se si do të funksionojë një gjë e tillë, por shefi i Messengerit ka paralajmëruar për “Bloomberg” se “gjithçka do të shihni së shpejti”.

Tashmë kjo veçori po testohet në disa shtete të botës.

Kompania s’ka treguar se sa përdorues do të shohin veçorinë ose se çfarë efekti do të ketë tek aplikacioni i Messengerit.

Shtimi i thirrjeve me zë dhe pamje në aplikacionin bazë të Facebookut po konsiderohet sikur gjiganti teknologjik po heq dorë nga aplikacioni i Messengerit.

Ekziston rreziku që kthimi i Messengerit në Facebook do të nxisë kritikat e përdoruesve sikur që u shtuan me bashkimin e Messengerit dhe mesazheve direkt në Instagram.