Tech

Xiaomi Redmi Pro 2 me specifika të larta

Descriptive Text

Xiaomi Redmi Pro është publikuar në korrik të vitit të kaluar dhe duket se kompania kineze po përgatit të publikojë edhe pasuesin e tij - Xiaomi Redmi Pro 2.

Informacionet më të reja zbulojnë disa nga karakteristikat e telefonit të ardhshëm. Xiaomi Redmi Pro 2 pritet të ketë ekran LCD me rezolucion 1080p dhe 3GB RAM, transmeton KP.

Raporti nuk zbulon kapacitetin e hapësirës së brendshme dhe nuk dihet as procesori i modelit. Megjithatë, pritet që telefoni do të ketë procesor Qualcomm Snapdragon 660.

Kur janë në pyetje kamerat, sugjerohet se Xiaomi Redmi Pro 2 do të ketë dy kamera nga mbrapa dhe kamerë për selfi prej 5MP.