Tech

Amazoni ua bën maskat obligative edhe punonjësve të vaksinuar

Punëtorët amerikanë të Amazonit janë obliguar që sërish të mbajnë maskat brenda ambienteve të mbyllura, duke filluar nga e hëna e ardhshme.

Kompania ka bërë të ditur për CNN, se maskat do të duhet t’i mbajnë të gjithë punonjësit pavarësisht a janë të vaksinuar apo jo.

Lëvizja vjen një ditë pasi Amazon bëri të ditur se do të shtyjë datën e kthimit të zyrës së saj për punonjësit e korporatave deri në fillim të vitit të ardhshëm.

Njoftimet e njëpasnjëshme nxjerrin në pah sesi një nga punëdhënësit më të mëdhenj të Amerikës po rimendon politikat e saj të koronavirusit përballë infeksioneve në rritje të lidhura me variantin Delta.

"Në përgjigje të përhapjes shqetësuese të varianteve të reja të COVID-19 në SHBA, dhe udhëzimeve nga autoritetet e shëndetit publik dhe ekspertët tanë mjekësorë, ne po kërkojmë mbulimin e fytyrës brenda, pavarësisht nga statusi i vaksinimit," ka thënë Kelly Nantel, një zëdhënëse e Amazon, në një deklaratë për CNN Business.

Një numër në rritje i kompanive të mëdha kanë zhvendosur politikat e tyre për punonjësit e korporatave dhe të vijës së parë ndërsa pandemia është përkeqësuar, në disa raste duke kërkuar vaksinime. Por tani për tani, Amazoni nuk duket se po e ndërmerr atë hap.

Nantel nuk pranoi të komentojë nëse kompania po shqyrton mundësinë që vaksinimin e punonjësve ta bëjë obligativ.

Një vendim i tillë është marrë për herë të parë këtë vit nga Bloomberg.