Tech

Facebooku i kundërpërgjigjet Bidenit i cili tha se rrjetet sociale “po vrasin njerëz”

Facebooku e ka mbrojtur të shtunën vetën kundrejt deklaratës së presidentit amerikan, Joe Biden, se platformat e rrjeteve sociale janë “duke i vrarë njerëzit”, me dezinformata rreth vaksinave kundër COVID-19.

Sipas Facebookut, faktet flasin ndryshe në këtë drejtim.

“Të dhënat tregojnë se 85% e përdoruesve të Facebookut në SHBA janë vaksinuar ose dëshirojnë të vaksinohen kundër COVID-19”, ka deklaruar Facebooku përmes zëvendëspresidentit të saj, Guy Rosen.

“Qëllimi i presidentit Biden ishte që 70% e amerikanëve të vaksinoheshin deri më 4 korrik. Facebooku nuk është arsyeja e këtij dështimi”, ka vazhduar Rosen.

Dezinformata lidhur me pandeminë janë përhapur në rrjetet sociale, përfshirë këtu edhe Facebookun, Twitterin etj. Hulumtuesit dhe ligjvënësit që një kohë të gjatë janë duke e akuzuar Facebookun për dështim që të kontrollojë përmbajtjet e dëshme në platformat e saj.

“Ato po vrasin njerëz..., shikoni, pandeminë e vetme e kemi në mesin e të pavaksinuarver. Dhe ata po vrasin njerëz”, citohet të ketë thënë Bideni në Shtëpinë e Bardhë, të premten kur është pyetur rreth dezinformatave dhe se cili do të ishte mesazhi i tij për platformat online.

Varianti Delta i koronavirusit është duke dominuar tashmë në shumë vende të botës, gjë që po shkakton edhe vdekje të shumta, kryesisisht në mesin e njerëzve të pavaksinuar, kanë bërë të ditur zyrtarë amerikanë të premten.