Tech

Detajet e reja për telefonat Pixel të ardhshëm të Googlet

Pas konfirmimit se HTC do të prodhojë telefonat e ardhshëm Google Pixel 2 dhe Pixel 2 XL, ka rrjedhur një raport i ri i cili ka sjellë detajet e reja në lidhje me këta smartfonë të rinj.

Fillimisht, Google ishte duke përgatitur tri pajisje të reja, me emrin kodues Walleye, Muskie dhe Taimen, por besohet se Muskie është anuluar, duke lënë vetëm Walleye dhe Taimen.

Tani, XDA Developers zbuloi informacionet e reja në lidhje me dy telefona Pixel 2, transmeton Koha.net. Pixel 2 (Walleye) pritet të vijë me ekran 5-inç me rezolucion prej 1080 pikselë dhe me skajet e ngjashme anësore sikur të Pixelit aktual, procesor Snapdragon 835, 4 GB RAM memorie dhe 64 GB memorie të brendshme. Po ashtu, ky telefon nuk do të ketë portin 3.5 mm për kufjet.

Ndërkaq, modeli tjetër më i madh pritet të vijë me ekran 6-inç OLED me rezolucion prej 1440 x 2560 pikselë, por me skajet më të vogla. Po ashtu, modeli me ekran 6-inç pritet të vijë me procesor Snapdragon 835, 4 GB RAM memorie dhe 128 GB memorie të brendshme.

Gjithashtu, të dy këto modele s’do të kenë skanerin e teknologjisë së fundit për gishtërinj i quajtur “in-display fingerprint scanner” (skanimi i shenjave të gishtave bëhet në ekran të telefonit - shikoni fotografinë).

Image