Tech

Astronautët riparojnë panelet diellore të Stacionit Ndërkombëtar

 

Astronautët e agjencisë hapësinore amerikane, NASA, dhe nga Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) dolën nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës (ISS) të mërkurën për të filluar një projekt për përmirësimin e sistemit të furnizimit me energji të panelit diellor të laboratorit.

Inxhinieri i fluturimeve të NASA-s, Shane Kimbrough dhe astronauti i ESA-s Thomas Pesquet, punuan për disa orë për të instaluar dy nga gjashtë panelet diellore që do të zëvendësojnë tetë panele ekzistuese të energjisë për stacionin.