Tech

Samsungu nis prodhimin e pajisjeve të reja të palosshme

Descriptive Text

Telefonat e rinj të palosshëm nga Samsungu – Galaxy Z Flip 3 dhe Galaxy Z Fold 3 – pritet të lansohen në muajin gusht të këtij viti. Kompania tashmë raportohet se ka nisur prodhimin në masë të pajisjeve. Kjo do t’i jepte gjigantit teknologjik mjaftueshëm kohë për prodhim dhe përgatitje të shitjes në botë, në kohën kur pajisja të dalë në shitje.

Kompania nga Koreja Jugore raportohet se ka nisur prodhimin e të gjithë përbërësve të rëndësishëm të pajisjes Galaxy Z Fold 3. Raportohet po ashtu se do të ketë prodhim vetëm sa një e treta në krahasim me telefonat e serisë Galaxy S. Kjo për shkak të çmimit të lartë të pajisjeve të palosshme. Kompania megjithatë pret që të shesë më shumë Galaxy Z Fold 3 se Galaxy Z Fold 2 nga viti i shkuar.

Sipas një raportimi të mëhershëm, Samsungu synon shitjen e tre milionë njësive të Galaxy Z Fold 3 dhe katër milionë të Galaxy Z Flip 3.

Prodhimi në masë i Galaxy Z Flip 3 raportohet se s’ka nisur ende.

Galaxy Z Fold 3 pritet të ketë ekran 6.2-inç apo 7.5 në versionin e gjerë. Do të ketë procesorin Snapdragon 888 me 12/16 RAM apo 256 dhe 512 gigabajt hapësirë të brendshme. Sistemi i tij operativ do të jetë Android 11. Kamera do të jetë 10 megapikselë në versionin për selfie, një tjetër 16MP po ashtu për selfie e një kamerë kryesore me tre lente.