Tech

Konflikti në Gaza - Instagrami ndryshon algoritmin pas pretendimit për njëanshmëri

Descriptive Text

Instagrami është duke e ndryshuar mënyrën e shfaqjes së përmbajtjes pasi u akuzua për shtypjen e mesazheve pro-palestineze gjatë konfliktit të fundit në Gaza.

Aplikacioni kishte favorizuar përmbajtjen origjinale në funksionin e tij “stories” mbi postimet ekzistuese, të ribashkuara, por tani do t'u japë atyre trajtim të barabartë, tha kompania.

Sistemi aktual kishte një “ndikim më të madh se sa pritej” në disa lloje postimesh.

Por më shumë ky ishte një efekt i padëshiruar anësor sesa një përpjekje për të censuruar ndonjë pikëpamje të veçantë, ka thënë Instagram.

Gjatë konfliktit të fundit në Gaza, platformat e mediave sociale u përdorën shumë për të përhapur mesazhe mbështetje në të dy palët.

Shumë mesazhe pro-palestineze ishin midis atyre që u rishpërndanë gjerësisht, që do të thotë se ata do të kishin marrë më pak rëndësi sesa postimet origjinale në sistemin aktual.