Tech

Facebook nis në Mbretërinë e Bashkuar pengimin e ekstremizmit në internet

Londër, 23 qershor – Një nga platformat më të mëdha të medias sociale në botë, Facebook, që përdoret nga miliona njerëz, sot ka filluar nismën për të ndaluar materialet online me përmbajtje ekstremiste në Mbretërinë e Bashkuar.

Iniciativa për guximin civil në internet pretendon të edukojë OJQ-të britanike se si të monitorojnë dhe t'i përgjigjen përmbajtjes ekstremiste.

Do të krijojë një tavolinë mbështetëse ku shqetësimet mund të shfaqen. Iniciativa e Facebook-ut, e cila më parë filloi në Gjermani dhe Francë, vjen si minimizim i ekstremizmit në internet dhe gjuhës së urrejtjes që dominon agjendën britanike pas sulmeve terroriste në Westminster, Manchester dhe Londër.

Kryeministrja britanike, Theresa May, u ka bërë thirrje kompanive të teknologjisë të angazhohen më shumë në frenimin e "propagandës helmuese".

Duke dënuar sulmet e fundit terroriste, Këshilli Evropian tha të enjten se do të "luftojë përhapjen e radikalizimit në internet" duke përmirësuar rrjedhën e informacionit ndërmjet organeve të zbatimit të ligjit.