Tech

Kina u kërkon ndërmarrjeve t’i rregullojnë problemet e njësive financiare

Autoritetet kineze kanë urdhëruar një varg ndërmarrjesh të teknologjisë për t’i rregulluar problemet më të shpeshta të njësive të tyre financiare, duke njoftuar për goditje “historike” ndaj sektorit që është përfshirë tash e sa kohë nga kriza.

Banka Popullore e Kinës njoftoi se kishte thirrur 13 kompani, duke përfshirë Tencent, JD, ByteDance dhe Didi Chuxing, për bisedime, së bashku me Komisionin Rregullativ të Bankave të Kinës, Komisionin Rregullativ të Letrave me Vlerë dhe Administrata Shtetërore e Shkëmbimeve të Jashtme.

Në këtë takim u diskutuan një sërë çështjesh për biznesin aktual financiar të ndërmarrjeve të internetit, shkruan CNN.

Në mesin e kërkesave, autoritetet thanë që “të gjitha aktivitetet financiare të përfshihen në mbikëqyrjen financiare dhe bizneset financiare duhet të jenë të licencuara për të operuar”.

Mënyra sesi korporatat e teknologjisë drejtojnë njësitë e tyre financiare duhet të bëhen më të “standardizuara”, ka thënë Banka Qendrore.

Axhenda përfshiu "probleme të gjera që janë të zakonshme në biznesin aktual financiar të ndërmarrjeve të internetit", sipas bankës qendrore.