Tech

SpaceX përgatitet për dërgimin e 4 astronautëve drejt Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar

SpaceX do të dërgojë katër astronautë drejt Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar për misionin e dytë rutinë që kur SHBA-ja rifilloi fluturimet drejt hapësirës, dhe për herë të parë me një evropian në bord, francezin Thomas Pesquet.

Fluturimi është parashikuar më 22 prill në orën 06:11 që nga qendra hapësinore Kennedy në Florida.

Misioni i quajtur Crew-2 përfshin dy astronautë amerikanë, Shane Kimbrough e Megan McArthur, japonezin Akihiko Hoshide dhe Thomas Pesquet nga Agjencia Hapësinore Evropiane (ESA).

Të gjithë kanë qenë tashmë në hapësirë.

Agjencia Evropiane e Hapësirës nga ana e saj e mbiquajti misionin “Alpha”, duke iu referuar Alpha Centauri, sistemit yll më afër sistemit tonë diellor.

SpaceX, themeluar nga Elon Musk, iu bashkua NASA-s për transportin hapësinor në një kohë kur kapsula Starliner e Boeing akumuloi vonesa në fluturimet e saj provë.

Suksesi në maj të vitit 2020 i fluturimit të parë provë të drejtuar nga SpaceX theu monopolin rus në fluturimet për në ISS dhe u ktheu amerikanëve aftësinë për të përmbushur këtë arritje, pasi programi i anijes hapësinore “Shuttle” përfundoi më 2011. \ atsh