Tech

Del në shitje Sony Xperia XZ Premium

Smartfoni më i ri i Sonyt, Xperia XZ Premium, qe një javë ishte në para-porositje ndërsa tani ai është në dispozicion për shitje në SHBA.

Amazon dhe Best Buy kanë këtë smartfon (të pa koduar) në stok dhe e ofrojnë me çmim prej 799.99 dollarë, transmeton Koha.net. Po ashtu, ai është në dispozicion me ngjyrë të zezë dhe kromi.

Gjithashtu, si opsion në listë është edhe ngjyra rozë, por ky model është ende në para-porositje, me datë të lansimit e cila është e caktuar për 3 korrik.

Për më shumë detaje rreth Sony Xperia XZ Premium, mund të lexoni KËTU.