Tech

Vaksina dhe teste anti-COVID po shiten në uebfaqe ilegale

Descriptive Text

Vaksina anti-COVID, pasaporta të vaksinës dhe teste negative false janë duke u shitur në uebfaqe “të errëta” apo ilegale në internet. Çmimi i tyre po sillet nga 500 deri në 750 dollarë për doza të AstraZenecas, Sputnikut, Sinopharmit dhe Johnson & Johnson.

Leje vaksinimi false gjithashtu janë shitur online për rreth 150 dollarë.

Studiuesit thonë se kanë parë një “rritje të mprehtë” të reklamave online në internet ndërsa BBC-ja shkruan se nuk ka mundur t’i verifikojë nëse vaksinat ishin reale.

Uebfaqet “e errëta” kryesisht gjenden në kërkues specifik të internetit dhe nuk janë të qasshme për të gjithë përdoruesit. Numri i reklamave për vaksina dhe teste COVID-19 ka shkuar mbi 1.200 dhe shitja e tyre kryesisht po bëhet në SHBA, Spanjë, Gjermani, Francë dhe Rusi.