Tech

Rregulli i ri i Apple detyron Google të zbulojë të dhënat që mbledh për përdoruesit

Makineria e kërkimeve me fokus në privatësi “DuckDuckGo” ka akuzuar “Google” për ‘spiunim’ të përdoruesve pasi gjiganti i kërkimeve ka përditësuar aplikacionet e saja për të treguar saktësisht se çfarë të dhëna mbledh për përdoruesit e saj për qëllime marketingu.

“Pas muajsh ngecjeje, Google më në fund ka zbuluar se sa të dhëna personale mbledh nga Chrome dhe aplikacioni Google. Padyshim, ata kanë dashur ta mbanin të fshehtë këtë” kanë shkruar nga kompania “DuckDuckGo”, transmeton KOHA.

“Spiunimi i përdoruesve nuk ka asgjë të bëjë me zhvillimin e ueb faqeve apo makinerive të kërkimit”.

Ky reagim nga “DuckDuckGo” vjen pas detyrimit që Apple i bërë Google në iOS, për të treguar saktësisht se çfarë të dhëna mbledh nga përdoruesit e saj.

Apple ka kërkuar këtë nga Google qysh në dhjetor të 2020-ës, por kjo kompani nuk i ka shtuar deri tani ndërsa aplikacionet e saja në iOS nuk janë përditësuar që nga ajo kohë.

Një analizë mbi praktikat që përdorin aplikacionet që mbledhin të dhëna nga përdoruesit, ka zbuluar se 52% të të dhënave shpërndahen me palë të treta ndërsa 80% të atyre të dhënave përdoren nga aplikacionet për të “reklamuar produktet e veta në aplikacion”.