Tech

Samsung së shpejti me seri të re të tabletëve

Descriptive Text

Seria e tabletëve e gjigantit të teknologjisë Samsung, Galaxy Tab Active, është lansuar në vitin 2014 dhe duket se ka ardhur koha për rifreskimin e kësaj serie.

Sipas SamMobile, kompania jug-koreane është duke punuar në serinë e re të tabletit Galaxy Tab Active, transmeton Koha.net.

Besohet se kjo seri në fillim do të vijë me dy versione – SM-T390 dhe SM-T395.

Versioni i parë ndoshta do të jetë vetëm me Wi-Fi dhe i dyti me Wi-Fi dhe LTE.

Për momentin nuk ka informacione në lidhje me specifikat e tyre dhe se kur do të jenë në dispozicion, por gjenerata e re e tabletëve Galaxy Tab Active pritet të jetë pjesë e tregut të Evropës dhe Amerikës Latine.