Tech

Rrjedhin dy videot e para të Samsung Galaxy S8

Samsungu gjatë fundjavës njoftoi se telefoni më i ri i kompanisë, Galaxy S8, do të lansohet zyrtarisht më 29 mars.

Tani, jozyrtarisht, dy video të reja janë publikuar duke shfaqur telefonin e ri për herë të parë, raporton “Mashable”.

Videot nuk tregojnë detajet e telefonit, përpos ekranit tërësisht të ndjeshëm në prekje.

Galaxy S8 pritet të vijë në dy madhësi: Një version standard 5.8-inç dhe një version Plus me ekran 6.2-inç.