Tech

“Bumble” ndalon talljen me pamjen fizike të dikujt në platformën e saj

Aplikacioni i takimeve “Bumble” është njohur për vendosjen e standardeve të veta se si njerëzit duhet të sillen në internet – që nga ndalimi i fotografive pa bluzë dhe me të brendshme deri tek fotografitë me armë.

Tani kompania po e bën të qartë se nuk ka vend për çfarëdo lloj tallje të trupit në platformën e saj.

“Gjej diçka tjetër për profilin e tyre për të biseduar. Ose, nëse nuk je i interesuar për dikë, mund ta tejkalosh”, ka shkruar kompania, duke vazhduar se më e mira është që të mos komentohet për trupin apo shëndetin e dikujt tjetër”, shkruan CNN.

Bumble i ka përditësuar rregullat e reja këtë javë duke listuar pamjen fizike apo gjuhën që nuk e toleron. Lista po ashtu përfshinë “racën, ngjyrën, etnicitetin, origjinën, fenë, orientimin seksual, identitetin gjinor”.

“Paragjykimi për trupin përfshinë atë për peshën, kritikën për lëkurën apo flokët, mendimet e dhëna dhe tallja me tiparet e dikujt”, ka thënë tutje kompania.