Tech

Ekipi i Bidenit kundër vendimit të Twitterit që llogaria e Shtëpisë së Bardhë të kthehet në zero ndjekës

Descriptive Text

Ekipi i tranzicionit i presidentit të zgjedhur Joe Biden ka dal sërish kundër vendimit të Twitterit, që numri i ndjekësve, miliona, në

llogarinë e Shtëpisë së Bardhë në këtë rrjet social, të kthehet në zero, pasi që Administrata amerikanë të ndërrojë shefin, ka shkruar të mërkurën CNN.

Vendimi i Twitterit është ndryshe nga ai i katër viteve më parë, kur presidentit në largim, Donald Trump iu dorëzuan llogaritë @POTUS dhe @WhiteHouse, secila me nga rreth 13 milionë ndjekës, nga Administrata Obama.

Gati katër vjet më vonë, llogaritë @POTUS dhe @WhiteHouse kanë përkatësisht 33.2 milionë dhe 26 milionë ndjekës.

Trumpi, një zë i fuqishëm në Tëiiter, do të mbajë kontrollin e llogarisë së tij personale @realDonaldTrump, me 88.5 milionë ndjekës në këtë platformë.

"Në vitin 2016, administratori i llogarive të Trumpit trashëgoi të gjithë ndjekësit e presidentit Obama në Twitter në @POTUS dhe @WhiteHouse", shkroi të martën zyrtari i tranzicionit i Biden, Rob Flaherty. "Në vitin 2020, Twitteri na ka informuar se tash administrata e Bidenit do të duhet të fillojë nga e para".

Gjithsesi Twitteri nuk do të lë në lloç Bidenin në këtë aspekt.

Zëdhënësi i Twitterit, Mick Pacilio, tha se llogaria @WhiteHouse do të arkivohet dhe se ndjekësit do të njoftohen se mund të ndjekin tash e tutje një llogari të re, që përfaqëson administratën Biden.

"Për shembull, njerëzit që ndjekin @WhiteHouse do të njoftohen se llogaria është arkivuar si @WhiteHouse45 dhe do t'u jepet mundësia të ndjekin llogarinë e re @WhiteHouse", ka thënë Pacilio.

Pacilio nuk dha një arsye pse nuk është vepruar njëjtë si katër vite më parë.