Tech

Zyrtarët amerikanë parashikojnë “fushatë të egër” nga hakerët

Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se një fushatë e përgatitur e hakerëve që është zbuluar këtë javë, përbën një rrezik të madh për qeverinë dhe sektorin private.

Departamentet e Thesarit dhe Tregtisë të SHBA-së janë ato që ranë cak e sulmit, derisa Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Agjencia e Sigurisë së Infrastrukturës(CISA), deklaruan se dëmi i sulmit do të ishte shumë “kompleks dhe sfidues”.

Dyshimet e zyrtarëve amerikanë thonë se përgjegjëse e sulmit është Qeveria ruse derisa kjo e fundit i ka mohuar pretendimet.

CISA nuk ka identifikuar kush ishte pas sulmit apo çfarë informacioni është vjedhur apo ekspozuar, raporton BBC.

Ndërkohë, Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, tha se ai do ta bënte sigurinë kibernetike një "përparësi kryesore" të administratës së tij.