Tech

Pandemia, shtysë për rritjen e shitjeve të pajisjeve teknologjike

Pandemia vetëm sa ka shtuar shitjet e pajisjeve teknologjike.

Globalisht, dërgesat e orëve inteligjente, byzylykëve të fitnesit dhe kufjeve pa tel u rritën me 35,1% nga viti në vit në tremujorin e tretë për të arritur në 125 milion njësi.

Disponueshmëria e produkteve të reja po lëviz nga njëra anë dhe urgjenca e koronavirusit nga ana tjetër, e cila ka përcaktuar një alokim të ndryshëm të burimeve ekonomike të njerëzve.

“Shpenzimet e konsumatorit për produktet e teknologjisë janë rritur muajt e fundit pasi shpenzimet për udhëtime, ngrënie jashtë dhe aktivitete të tjera të kohës së lirë janë ulur”, vërejnë studiuesit.

Ata shtojnë se ”rritja dyshifrore nuk tregon vetëm kërkesë të fortë, por sugjeron që shumë njerëz kanë blerë një pajisje për herë të parë, si në tregjet në zhvillim ashtu edhe në ato të zhvilluara”. \ Atsh