Tech

Zbulohen specifikat e Google Pixel XL 2

Duke iu falënderuar uebfaqes së njohur GFXBench, bëhen të ditura detajet për pajisjen e re të Google serinë Pixel.

Informacioni më i rëndësishëm për telefonin më të ri të avancuar, Pixel XL 2, është fakti se ai do të vijë me ekran 5.6-inç në formatin gjithnjë e më të popullarizuar 18:9, transmeton kp.

Rezolucioni i tij është 2560 x 1312 pikselë, që i përgjigjet rezolucionit të ekranit të telefonit të avancuar Essential Phone PH-1.

Pixel XL 2 vjen me procesor të Qualcommit, 2.35 GHz Snapdragon 835 dhe grafikën Adreno 540, 4 GB RAM memorie dhe 128 GB memorie të brendshme, e cila nuk mund të zgjerohet përmes kartelës microSD njëjtë sikurse te modelet e mëhershme Pixel.

Sa i përket kamerave, GFXBench përmend kamerën kryesore prej 12 megapikselë dhe atë të përparme prej 8 megapikselë. Smartfoni i ri i Googlet, po ashtu, ofron mbështetje edhe për lidhjen Bluetooth 5.0, NFC dhe GPS, si dhe punon me sistemin operativ Android 7.1.1 Nougat.

Prezantimi zyrtar i Google Pixel XL 2 pritet të bëhet më 29 tetor të këtij viti.