Tech

Rreth 26% e pronarëve të iPhone planifikojnë të blejnë iPhone 8

Kompania Branding Brand, e cila merret me krijimin e aplikacioneve në mobil dhe faqeve të internetit për klientë afaristë njoftoi se rreth 26% e pronarëve aktual të iPhone në SHBA planifikojnë të blejnë modelin e ri iPhone 8, transmeton kp.

Rreth 14% e të anketuarve planifikojnë të blejnë njërin nga pajisjet iPhone të serisë 7 dhe 12% planifikojnë të blejnë ndonjë nga modelet e iPhone 6.

Rreth 2% e të anketuarve planifikojnë të ndërrojnë platformën duke kaluar në sistemin operativ Android, derisa 1% planifikon të blejë iPhone SE.

Sa i përket të vetë platformës, rreth 44% e përdoruesve amerikanë të pajisjeve iPhone dëshirojnë përmirësim në sistemin operativ iOS, derisa një e katërta e të anketuarve dëshirojnë përmirësime në dizajnin e vetë pajisjeve iPhone.