Tech

Apple heq katrorin e volumit nga qendra e ekranit me sistemin e ri operativ

Descriptive Text

Që nga iPhone i parë, Apple gjithmonë ka shfaqur një katror të bardhë në qendër të ekranit kur përdoruesit kanë ndryshuar volumin.

Edhe pse qëndron shkurt, hapësira që zihej nga ky ndryshim i volumit kishte nxitur shumë komente negative nga përdoruesit.

Tani mësohet se Apple ka ridizajnuar hapësirën për volum në sistemin e ri operativ, iOS 11 që do të vijë në vjeshtë.

Kështu dukej deri tani hapësira për ndryshim të volumit në mes të ekranit:

Image

Kështu do të duket:

Image