Tech

GoogleMaps ju tregon edhe dyqanet dhe vendet publike të mbushura me njerëz

Kaliforni, 20 tetor – Në kohë koronavirusi, Google përmirëson dhe zgjeron sistemin që ju lejon të vlerësoni se sa dyqane dhe vende publike janë të mbushura me njerëz, në mënyrë që të shmangni orët e pikut në supermarket ose të zgjidhni parkun më pak të frekuentuar.

Njoftimi i kompanisë u bë në internet, “Search On 2020″, ku kompania kaliforniane prezantoi disa lajme në lidhje me aplikacionin ”Google Search”.

Google është në gjendje të vlerësojë turmat duke përdorur të dhënat anonime për vendndodhjen e përdoruesve që kanë pranuar të përdorin në cilësimet e llogarisë së tyre.

”Ky informacion mbi ditët dhe orët e grumbullimit më të madh, dhe anasjelltas, me pandeminë pësoi një rritje me + 50%, dhe për këtë arsye, ne kemi zgjeruar informacionin e grumbullimit në kohë reale në miliona vende në të gjithë botën dhe jemi në rrugën e duhur për të rritur mbulimin global”, thekson kompania.

Zgjerimi përfshin më shumë zonat e hapura si plazhet dhe parqet dhe bizneset thelbësore siç janë dyqanet ushqimore, pikat e karburantit dhe farmacitë/ANSA.