Tech

Google i përgjigjet pozitivisht kërkesës për rregullimin e 41 pasaktësive rreth emërtesave gjeografike të relievit shqiptar

Google i përgjigjet pozitivisht kërkesës për rregullimin e 41 pasaktësive rreth emërtesave gjeografike të relievit shqiptar

Mësohet se, kompania Google i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së MEPJ për rregullimin e 41 pasaktësive të publikuara në platformat Google Map dhe Google Earth, lidhur me emërtesat gjeografike të relievit shqiptar, të cilat bien ndesh me hartën e Republikës së Shqipërisë.

Deri më tani është bërë i mundur korrektimi i 40 emërtesave gjeografike në territorin tonë, ndërsa vijojnë diskutimet për korrigjimin e emrit të lumit të Vjosës, të cilin Wikipedia e njeh momentalisht si “Lumi i Sarandoporos”.