Tech

Studentët turq konstruktojnë robotin që kujdeset për shtëpinë

Ankara, 8 qershor – Një ekip studentësh nga Universiteti Bilkent në Ankara ka konstruktuar një robot, i cili mund të punojë si dado, kujdestar shtëpie madje edhe si një alarm, shkruan AA.

Studentët Muhammed Akbulut, Huseyin Furkan Bozkurt, Suleman Aijaz Memon, Hamed Mohammadi dhe Fahrettin Omer Uyar, robotit të tyre i kanë lënë emrin Arbo, i cili përdor një teknologji të thjeshtësuar, pasi komunikimi mes tij dhe pronarit bëhet përmes një aplikacioni të telefonit celular, i konjektuar përmes teknologjisë pa tel Bluetooth.

Roboti mund të njeh zërin, të ndiej temperaturën dhe të shmang goditjen e objekteve gjatë lëvizjes.

Ai mund të kujdeset për kafshët dhe fëmijët në shtëpi dhe gjithashtu të mbajë kontrolle sigurie në shtëpi.

"Arbo mund të masë lagështinë dhe temperaturën. Mund të njoftojë për rrjedhjet eventuale të gazit ose të raportojë për një zjarr të mundshëm si dhe të punojë si kamerë CCTV, duke dërguar pamjet video të shtëpisë tek pronari i tij", tha Bozkurt.

Studentët vunë në dukje se roboti mund të përdoret gjithashtu në një mjedis spitalor për të monitoruar pacientët.

"Ai mund të njohë infermieret dhe pacientët, dhe mund të japë paralajmërim në rast emergjence", tha më tej Bozkurt.

Tani për tani, Arbo mund të njohë vetëm 12 komanda dhe atë në gjuhën turke.

“Mirëpo, mund të përshtatet duke i shtuar më shumë karakteristika”, tha Bozkurt, sipas të cilit, në një të ardhme të afërt, Arbo do të jetë në gjendje të mbajë qelq në shtëpi, ose fotografi dhe medikamente në spitale.

Studentët falënderuan Këshillin për Kërkime Shkencore dhe Teknologjike (TUBITAK) për mbështetjen në krijimin e robotit.