Tech

Apple më në fund e bën më të lehtë shpërndarjen e fjalëkalimit të WiFi

Fjalëkalimet e wirelessëve zakonisht janë të vështirë për t’u mbajtur mend dhe zakonisht janë të gjatë e kompleks për t’i treguar ndokujt, transmeton koha.net.

Apple më në fund ka bërë një mënyrë të lehtë shpërndarjen e fjalëkalimit të WiFi për përdoruesit e sistemit operativ të ri iOS 11.

Kështu punon ai: Kur dikujt i duhet fjalëkalimi i rrjetit në të cilin ju tashmë jeni kyçur, krejt çfarë duhet të bëni është ta afroni pajisjen e Apple afër tyre dhe pastaj menjëherë ta transferoni fjalëkalimin tek ata, pa pasur nevojë kopjimin e tij.