Tech

Konfirmohet data e lansimit të Honor 9

Më herët është raportuar se Honor 9 do të lansohet me datën 20 qershor, por tani raportohet se ai mund të lansohet javën e ardhshme.

Në ftesën për mediat shkruan data 12 qershor dhe Huawei konfirmon se lansimi do të ndodhë po në këtë datë.

Në fakt, këtë e konfirmon posteri kompanisë në të cilin shihet data 12 qershor dhe aktori i njohur kinez Hu Ge, transmeton Koha.net.

Honor 9 pritet të vijë me ekran 5.5-inç me rezolucion Full HD, procesor Kirin 960, kamerën kryesore të dyfishtë (20 + 12 megapikselë), si dhe me sensor për gishtërinj të vendosur nën butonin “Home”.

Pas lansimit zyrtar në Shanghai, ky smartfon pritet të lansohet edhe në Berlin për tregun evropian më 27 qershor.

Image