Tech

Apple sjell zyrtarisht sistemin e ri operativ

Ashtu edhe siç pritej, Apple ka prezantuar sistemin e ri operativ iOS 11 në konferencën e përvitshme WWDC.

Me sistemin e ri vijnë disa ndryshime të mëdha.

“Apple Pay” lejon pagesa edhe përmes iMessage duke mundësuar dërgimin e parave te miqtë.

Ndërkohë, asistenti digjital Siri ka përjetuar disa ndryshime. Zëri është përmirësuar dhe arrin të përkthejë frazat në disa gjuhë, edhe pse akoma është në versionin beta.

Live Photos tani ju mundësojnë të zgjedhni kornizën që dëshironi.

Apple Maps do të sjellë përditësime edhe për aeroporte dhe qendra tregtare.

Si funksion i ri është edhe veçoria “Mos më pengo gjatë vozitjes”, që bllokon njoftimet dhe fik ekranin.