Tech

Nokia rikthehet me pajisje për monitorim të shëndetit

Nokia ka njoftuar se nga vera pajisjet e brendit Withings do të futen nën emrin e Nokias.

Linja aktuale e Withings përfshin orë të mençura, monitorues të presionit të gjakut, termometër dhe kamera.

Nokia po ashtu ka njoftuar se planifikon të ridizajnojë versionin aktual për shëndet, që t’i lidhë të gjitha pajisjet për “shikimin 360-shkallësh të shëndetit”.

“Nokia është brend i fuqishëm botëror që është sinonim me shpikje, lidhje dhe dizajn të mrekullueshëm”, ka htënë Cedric Hutchings, zëvendëspresident i Nokia Digjital Health, në konferencën që po mbahet në Barcelonë, transmeton Koha.net. “Withings iu bashkua Nokias sepse kemi një vizion të përbashkët për të inspiruar njerëzit që të kontrollojnë shëndetin e tyre”.

Nokia tani pritet të lansojë telefonin e ri nën emrin ikonik 3310.