Tech

LG së shpejti me dy versione të reja të G6

Më herët këtë vit, LG zyrtarisht ka lansuar smartfonin e avancuar, G6, i cili ka dalë në shitje pas një kohe të shkurtër.

LG G6 ka një dizajn shumë mbresëlënës, por specifikat e tij nuk janë aq mbresëlënëse kur krahasohen me smartfonët tjerë të rinj të avancuar, transmeton Koha.net. Kjo mund të ndryshojë së shpejti, sepse raportohet se kompania është duke lansuar dy modele shtesë të G6 - LG G6 Plus dhe G6 Pro.

Fillimisht, modelet e reja do të jenë në dispozicion në Korenë Jugore. G6 Plus do të vijë me 128 gigabajt memorie të brendshme dhe me veçorinë për karikimin e baterisë përmes WiFi-së, por edhe me një çmim më të madh prej rreth 900 dollarë.

Ndërkaq, versioni Pro raportohet se do të ketë memorien e brendshme më të vogël dhe çmim më të vogël prej rreth 700 dollarë.