Tech

Facebooku thotë se do të bëhet “ambient armiqësor” për terroristët

Rrjeti më i madh social, Facebook, thotë se dëshiron që platforma e saj të jetë “ambient armiqësor” për terroristët.

Kjo erdhi në një njoftim pas sulmeve në Londër që lanë të vdekur së paku shtatë persona. Tre sulmues hynë me një minibus në turmën në London Bridge të shtunën duke shënuar sulmin e tretë të madh në muajt e fundit.

Kryeministrja Theresa May reagoi duke kërkuar një strategji për parandalimin e ekstremizmit, duke përfshirë këtu edhe rregullore më të rreptë të internetit.

“Ne duam që Facebooku të bëhet ambient armiqësor për terroristët”, ka thënë Simon Milner, Drejtori për Politika në Facebook. “Duke përdorur një kombinim të teknologjisë dhe pasqyrën e njerëzve, do të punojmë në formë agresive që të largojmë të gjitha përmbajtjet terroriste nga platforma jonë sa më shpejt që ne të kuptojmë për to – dhe nëse ne kuptojmë për një ngjarje emergjente që kërkon siguri të menjëhershme për dikë, ne do të njoftojmë forcat e sigurisë”.