Tech

Galaxy J5 (2017) i gatshëm për para-porositje në Gjermani

Smartfonët më të rinj të serisë së famshme “J” të gjigantit të teknologjisë, Samsung, pritet të lansohen së shpejti, pra fjala është për Galaxy J7 (2017) dhe J5 (2017).

Tani, modeli J5 (2017) është i gatshëm për para-porositje në disa shitësit më të mëdhenj online në Gjermani, transmeton Koha.net.

Çmimi i këtij modelit për versionin J530FD është 279 euro, me fjalë të tjera ky është Galaxy J5 (2017) Duos – me dy SIM kartela. Shitësi Otto thotë se këtë telefon do të fillojë ta dërgojë në fund të këtij muaji, Cybertport thotë deri më 22 qershor, si dhe Conrad premton një javë me herët se 22 qershori. Ndërkaq, Saturn nuk specifikon datën.

Galaxy J5 (2017) vjen me ekran 5.2-inç AMOLED me rezolucion prej 720 pikselë, procesor Exynos 7870, 2 GB RAM memorie, si dhe me kamerën e pasme dhe atë të përparme prej 13 megapikselëve.

E tëra që mbetet, është që Samsung të lansojë zyrtarisht këta smartfonët e rinj.