Tech

“Kukulla vudu” e komploteve të pandemisë

Descriptive Text

Në vitin 2015, Bill Gates dukej si njeri i thjeshtë, kur doli në skenë në konferencën TED në Vancouver për të dhënë një paralajmërim trishtues.

"Nëse diçka arrin t’i vrasë mbi 10 milionë njerëz gjatë dekadave të ardhshme, do të mund të jetë një virus shumë infektues që do të na dëmtojë më shumë sesa lufta”, ka thënë Gates për audiencën.

Fjalët e tij parashikuese atë kohë u përfolën shumë, duke përfshirë edhe BBC-në, por kryesisht u shuan pa i kushtuar shumë vëmendje.

Por tani, videoja e kësaj bisede është shikuar më shumë se 64 milionë herë, ku kishte shumë njerëz të interesuar për arsyet e këtij fjalimi sesa vetë biseda.

Disa e akuzojnë atë për udhëheqjen e një klase të elitave globale. Të tjerë besojnë se ai po bën përpjekje për të shpopulluar botën.

Akoma më shumë e akuzojnë atë për krijimin e vaksinave të detyrueshme, ose madje edhe përpjekjen për të vendosur mikroçipa në njerëz.

Fytyra e shëndetit publik

"Ekzistojnë konspiracione të panumërta që e rrethojnë Bill Gates", ka thënë Rory Smith, nga First Draft News.

"Ai është një nga llojet e kukullave vudu, që të gjitha këto bashkësi po merren me konspiracionet e tyre. Dhe është befasuese që ai është bërë kukull vudu, sepse gjithmonë ka qenë fytyra e shëndetit publik", ka thënë ai.

Teoritë në mënyrë të rreme lidhin Bill Gates dhe koronavirusin, që u përmendën 1.2 milionë herë në televizione ose në rrjetet sociale midis periudhës shkurt dhe prill, sipas një studimi të “New York Times” dhe “Zignal Labs”.