Tech

Xiaomi po punon në një telefon me RAM prej 16GB

Descriptive Text

Ka pak telefonë që kanë 16GB RAM dhe momentalisht në mesin e tyre nuk ka asnjë nga Xiaomi.

GSMArena raporton se kompania është duke punuar në një model të tillë, transmeton KOHA.

Më herët gjatë këtij viti ishte raportuar se telefoni i ri Mi Mix do të ketë RAM prej 16GB, porse ato spekulime u shuan. E një gjë e tillë ishte spekuluar edhe për Mi 10 Pro, por një gjë e tillë nuk u materializua.

Raportohet se Xiaomi ka bashkëpunuar me Micronin për procesorin LPDDR5 në modelet e Mi 10. Micron ka deklaruar se telefonët me RAM prej 16GB të dalin në treg në gjysmën e dytë të këtij viti.