Tech

Japonia krijon GPS-në e saj

Tokio, 1 qershor - Japonia krijon sistemin e saj global të pozicionimit (GPS) për të zvogëluar gabimet e pozicionimeve të shoferëve, operatorëve të mjeteve ajrore pa pilot si dhe përdoruesve të tjerë.

Agjencia e Hulumtimeve të Hapësirës Ajrore të Japonisë në deklaratën e saj tha se raketa e cila mban satelitin që do të përbëjë pjesën e GPS-it japonez, Michibiki, është lançuar me sukses nga Qendra e Hapësirës Tanegashima.

Sipas disa vlerësimeve pritet që me Michibiki vendi të zvogëlojë gabimet e pozicionimeve prej 10 metra deri në disa centimetra dhe të rrisë kapacitetin mbrojtës të vendit.