Tech

Miliarderi i Microsoftit zbulon aeroplanin më të madh në botë

Bashkëthemeluesi i Microsoftit, Paul Allen ka zbuluar aeroplanin më të madh në botë, transmeton koha.net.

Aeroplani masiv është zbuluar nga kompania ajrore e Allen, Stratolaunch Systems, i cili ka krahët më të gjerë se çdo aeroplan që është ndërtuar ndonjëherë, raporton dailymail.

Me krahët e gjerë 117 metra, aeroplani me gjashtë motor do të jetë aeroplani më i madh në botë.

Stratolaunch është një aeroplan i projektuar për të bartur raketa në mes të dy kabinave të tij.

Pasi ky aeroplan të arrij lartësinë e duhur, do të lëshoj raketat për në hapësirë, nga ajri.

Ky aeroplan është ndërtuar nga Scaled Composites, që është një kompani për hapësirë e krijuar nga partneri i Allen, Burt Rutan.

Stratolaunch peshon 250 tonë pa ndonjë ngarkesë shtesë, ndërsa është i dizajnuar që të mbaj presh deri në 650 tonë, sipas The Verge.

Aeroplani ka 28 rrota, dhe ka gjashtë motor 747, e që do të shërbejë si aeroplan për lansimin e raketave hapësinore.

{gallery}