Tech

Shfaqet pasardhësi i Xiaomi Mi Note 2

Descriptive Text

Do të ishte pak herët që të lansohet zyrtarisht pasardhësi i Xiaomi Mi Note 2, por tani është koha e përshtatshme për publikimin e fotografive apo informacioneve tjera në lidhje me pasardhësin.

Tani, është publikuar një fotografi në të cilën shihet pasardhësi i Xiaomi Mi Note 2, Mi Note 3.

Siç shihet nga fotografia, Xiaomi Mi Note 3 ka ekran të dyfishtë të lakuar, skanerin për gishtërinj në pjesën e përparme, si dhe me kamerën të dyfishtë në pjesën e pasme, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, raportohet se Mi Note 3 do të vijë ekran 5.7-inç AMOLED, me procesor Snapdragon 835, 6 GB RAM memorie dhe 128 GB memorie të brendshme, si dhe me baterinë prej 4 mijë mAh.

Xiaomi Mi Note 3, po ashtu, raportohet se do të vijë me kamerën kryesore të dyfishtë prej 12+12 megapikselë dhe atë të përparme prej 8 megapikselë.

Image