Tech

Del në shitje i shumëprituri Samsung Chromebook Pro

Descriptive Text

Në panairin e teknologjisë CES 2017, Samsung ka prezantuar dy laptopë të rinj të cilët punojnë me sistemin operativ të Googlet, Chrome.

Të quajtur Chromebook Plus dhe Chromebook Pro, laptopët e rinj është pritur që të lansohen një kohë të shkurtër pas prezantimit, transmeton Koha.net. Versioni Plus është lansuar shumë shpejtë pas prezantimit, ndërsa lansimi i versionit Pro është shtyrë disa herë.

Ndërkaq tani, më në fund Chromebook Pro është në dispozicion për shitje.

Ky laptop i avancuar i Samsungut me sistemin operativ Chrome vjen me procesor Intel Core M3, 4 GB RAM memorie dhe 32 GB të memories së brendshme eMMC, ekran 12.3-inç me rezolucion prej 2,400 x 1,600 pikselë.

Samsung Chromebook Pro është në dispozicion për shitjen në Amazon, B&H dhe Newegg me çmim prej 550 dollarë.