Tech

Lansohet “Facebook gaming”

Descriptive Text

Aplikaconi Facebook gaming, i cili ka qenë i paraparë të lansohet në qershor, është lansuar më herët për të siguruar një lojë tjetër alternative për 700 milionë përdoruesit nga 2.5 miliardë sa i ka Facebooku.

Facebook gaming është aplikacion mobil, i cili i lejon lojtarët të shikojnë transmetime nga lojërat e tyre të preferuara, të bashkojnë ekranet dhe gjithashtu kanë mundësinë për të bërë komente.
Aplikacioni është testuar në Azi dhe në Amerikën Latine për pothuajse një vit.

‘’Qasja e Facebookut është ta demokratizojë procesin e transmetimit të lojërave, që do të thotë që secili përdorues mund të zhvillojë një transmetim drejtpërdrejtë shumë lehtë’’, tha Piers Harding-Rolls për BBC News.

Aplikacioni pa pagesë do të garojë me aplikacionet dhe shërbimet si: Amazon ICN’s, Twitch, Microsoft Corporation’s, Mixer and Alphabet Inc.’s.
‘’Ne jemi duke parë një rritje të numrave sa i përket lojërave gjatë izolimit’’, tha Fidji Simo, drejtor i aplikacionit Facebook app, transmeton KOHA.

Aplikacioni është tashmë në dispozicion në Google Play Store dhe do të jetë i gatshëm edhe në Apple’s App Store, pasi që kompania ta aprovojë.

Facebook gjithashtu ka nënshkruar një marrëveshje të transmetimit të garave me ish-luftëtaren e UFC-së, Ronda Rousey.