Tech

Shfaqet smartfoni i ri i Gioneet me sistemin operativ Nougat

Descriptive Text

Smartfoni i ri i kompanisë së njohur kineze, Gionee, është certifikuar nga autoriteti rregullativ kinez – TENAA.

Smartfoni i ri quhet F109L dhe vjen me ekran 5-inç HD dhe procesor 1.25 GHz SoC me katër bërthama, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, Gionee F109L vjen edhe me 3 GB RAM memorie dhe 16 GB memorie të brendshme, kamerën kryesore prej 8 megapikselë dhe atë të përparme prej 5 megapikselë.

F109L ka këto dimensione: 143.0 x 70.0 x 7.9 mm dhe peshon 141.9 gramë, si dhe punon me sistemin operativ Android Nougat 7.0 dhe ka baterinë prej 2,660 mAh.

Sa i përket opsioneve për ngjyrë, smartfoni i ri do të jetë në dispozicion me ngjyrë të zezë dhe ari. Ende nuk është zbuluar çmimi i tij dhe se kur do të lansohet.