Tech

Shfaqet Google Pixel me Android O

Descriptive Text

Google Pixel është shfaqur në uebfaqen e njohur GeekBench.

Kësaj here, smartfoni është radhitur me versinonin më të fundit të sistemit operativ Android, O, transmeton Koha.net. Sipas GeekBench, Google Pixel vjen me specifikat tashmë të njohura duke përfshirë procesorin Snapdragon 821 dhe 4 GB RAM memorie.

Image

Së fundmi, Google ka lansuar sistemin operativ Android O në version Beta për publikun në konferencën e saj I/O.

Tani për tani, ky version Beta mund të shkarkohet në këta smartfonë – Google Nexus 5X, Nexus 6P, Pixel dhe Pixel XL.

Përditësimi i Betas është me madhësi rreth 919 MB dhe për shkarkimin e këtij versioni duhet të përdorini vetëm Wi-Fi.